Pas 47 vitesh si pjesë e unionit të bashkuar europian, Britania do të ketë një histori më vete.
Afërsisht 4 vite pas votimit të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, erdhi momenti që BREXIT u bë realitet.
Mijëra qytetarë vazhdojnë festimet në sheshin afër Parlamentit Anglez, por asnjë nuk e di se çfarë do të vijë më pas.
Mbetet për tu parë nëse Britania do të vazhdojë të mbetet një shtet i fuqishëm edhe pas daljes nga BE.
Por "Brexit" nuk është festë për BE-në, pasi po humbet një nga anëtaret e saj më të fuqishme.
Fotogaleri: