Zyrtare - Në Mars ka ujë, Nasa konfirmon zbulimin historik (Foto)

Publikuar tek: bota, më 17:23 28-09-2015 Zyrtare - Në Mars ka ujë, Nasa konfirmon zbulimin historik (Foto)

Agjecnia Aeronautike Hapësinore Amerikane ka prova të forta se në planetin Mars ka ujë në gjendje të lëngshme që rrjedh në sipërfaqen e planetit gjatë muajve të nxehtë të tij.

“Mars Reconnaissance Orbiter” ka idnetifikuar prova bindëse të “mineraleve të hidratuara” të quajtura perklorate dhe që kanë formuar vija në shpatet e sipërfaqes së Marsit”, tha Agjencia.

Disa nga këto kripëra janë në gjendje ta mbajnë ujin të lëngshëm edhe në temperature ekstreme si -34 gradë celcius, gjatë sezonit të ngrohtë duke formuar edhe vijat në shpatet e maleve, të cilat zhduken gjatë stinës së ftohtë.

Sipas shkencëratëve kys zbulim rrit ndjeshëm mundësinë që në planetin e kuq të ketë jetë mikrobike. Uji i lëngshëm rrjedh poshtë kanioneve dhe mureve të kraterëve gjatë muajve të verës duke lënë njolla të gjata dhe të errëta në terrenin marsian që arrijnë qindra metra në thellësi të greminave përpara se të thahen në vjeshtë kur temperaturat bien.

Imazhet e mara nga “CRISM” tregojnë murret e pjerëta të luginës dhe kratereve të mbuluara me vija gjatë verës. Shkencëtarët nuk janë të sigurt se nga vjen uji që buron në sipërfaqen e planetit.

1920_1.jpg

1920_2.jpg

1366.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025766134262085
array(1) { ["section"]=> string(61) "zyrtare-ne-mars-ka-uje-nasa-konfirmon-zbulimin-historik-21850" }