Adriatik Lllalla dhe Arta Marku
Nisin zyrtarish hetimet për ish-krye prokurorin Adriatik Llalla. Ashtu dhe si ishte parashikuar, Llalla do të kalojë procesin e vetting-ut pasi akuzohet për disa vepra penale.
Hetimi do të kryhet nga prokuroria e Durrësit, pasi cilësohet si prokuroria më e afërt me qytetin ku punoi Llalla si kryeprokuror. Sakaq, mësohet se do të sekuestrohen të gjitha kontatat e shitblerjeve të pasurive, gjatë kohës kur Llalla ishte në detyrë.
Hetimet do të fokusohen te zbardhja e gjithë pasurisë së ish-prokurorit të përgjithshëm, dhe gjithashtu për skandalet e pronave të bëra publike së fundmi. Gjykimi i Llallës do të bëhet dhe në bazë të hetimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ose e quajtur ndryshe shkalla e parë e vetting-ut.
Sakaq edhe ndërkombëtarët, veçanërisht FBI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po sjellin prova dhe fakte kundër Llallës, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjestarëve të familjes së tij.