ZYRTARE/ Nuk ka Kategori Superiore, Komiteti Ekzekutiv pranon kërkesën e Ligës Profesioniste

Publikuar tek: sport, më 16:37 10-09-2020 ZYRTARE/ Nuk ka Kategori Superiore, Komiteti Ekzekutiv pranon kërkesën e Ligës Profesioniste

Kampionati shqiptar nuk do të fillojë në 12 shtator.

Ky ka qënë vendimi i marrë nga komiteti Ekzekutiv i FSHF, duke pranuar kërkesën e Ligës Profesioniste.

Bëhet fjalë për një shtyrje pa afat, ndërkohë që data zyrtare do të mësohet më vonë.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit vjen si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkeasat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.

Më poshtë edhe kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar KE-së së FSHF:

liga-profesioniste-716x1024-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093839168548584
array(1) { ["section"]=> string(97) "zyrtare-nuk-ka-kategori-superiore-komiteti-ekzekutiv-pranon-kerkesen-e-liges-profesioniste-219949" }