Zyrtare: Parlamenti hollandez voton kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Publikuar tek: barometri, më 08:39 22-06-2018 Zyrtare: Parlamenti hollandez voton kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Hollanda ka bllokuar çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke votuar kundër në parlament.

125 deputetë nga shumica dhe opozita i kanë thënë “Jo” çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vendimi është marrë pasditen e sotme pas diskutimeve të shumta në parlamentin hollandez.

"Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më shumë përparime duhet të bëhen në këto pika”, tha ministri i Jashtëm Stef Blok, para votimit të mocionit në parlament.

Ndërsa deputetë të tjerë u shprehën se Shqipëria nuk ka mbushur asnjë nga 5 prioritetet si dhe nuk ka arritur të luftojë kimin e organizuar dhe korrupsionin.

Do të mjaftonte kundërshtimi i një shteti të vetëm që negociata për anëtarësim në BE të mos hapen për Shqipërinë. Vendimi i Parlamentit holandez u paralajmërua ditën e sotme nga gazeta De Telegraaf.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023458003997803
array(1) { ["section"]=> string(85) "zyrtare-parlamenti-hollandez-voton-kunder-hapjes-se-negociatave-per-shqiperine-125315" }