Zyrtare, Serbia nga sot do të jetë me kryeministre lesbike

Publikuar tek: rajon, më 22:43 29-06-2017 Zyrtare, Serbia nga sot do të jetë me kryeministre lesbike

Me një shumicë dërmmuese Parlamenti i Serbisë miratoi mqeverinë e re dhe kryeministren Ana Bërnabiç, e cila hapur ka pranuar orientimin e saj seksual.

Nga 250 deputetë që ka Kuvendi serb,157 votuan në favor ndërsa 55 ishin kundër, të tjerët abstenuan dhe munguan.

Zgjedhja e Ana Bërnabiçit në postin e kryeministres  është historike për Serbinë pasi për herë të parë në Serbi por edhe në të gjithë Ballkanin që njihet si konsrvator do të drejtojë qeveri një përfaqsuese e komunitetit LGBTI.

Bërnabiç u propozua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili mori postin e presidentit të Serbisë në zgjedhjet e muajit prill. Shumë vëzhgues e panë këtë vendim si një shenjë e largimit të Serbisë nga Rusia. Kryeministrja Bërnabiq tha se anëtarësimi I Serbisë në Bashkimin Evropian do të jetë përparësi e qeverisë së saj, por duke ruajtur njëkohësisht edhe marrëdhëniet më të mira të mundshme me Rusinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish kryeministri Maqedonas mund të shkojë në burg
Shkatërrohet organizata e drogës Itali-Shqipëri, arrestohen 14 persona, mes tyre dhe shqiptarë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0051620006561279
array(1) { ["section"]=> string(63) "zyrtare-serbia-nga-sot-do-te-jete-me-kryeministre-lesbike-84474" }