ZYRTARE/ Sulmuesi i TIRANËS transferohet te klubi i madh EUROPIAN

Publikuar tek: sport, më 12:38 21-02-2021 ZYRTARE/ Sulmuesi i TIRANËS transferohet te klubi i madh EUROPIAN Ernest Muçi

Tirana ka gjetur akordin me Legian e Varshavës për të transferuar sulmuesin Ernest Muçi drejt Polonisë.

Tirana bën me dije se gjithçka është arritur që kalimi të bëhet këto ditë, me merkaton në Poloni që mbyllet në datën 24 shkurt, pra pas pak ditësh.

19-vjeçari Muçi tanimë do duhet të tregojë veten e tij në një kampionat më të fortë dhe në një skuadër që merr pjesë rregullisht në ligat europiane. Ende nuk ka më shumë informacion për shumën e transferimit (afro 500 mijë euro), ndërsa fakt është se bardheblutë do mbajnë një pjesë të kartonit të lojtarit. Muçi ka dalë nga Akademia e bardhebluve.

Njoftimi i klubit:

“Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Ëarsaë! Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Ëarsaë për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve. @ernest_muci histori suksesi bardh’e blu!”, shkruan klubi kampion.

dfgdsgre4g4gfgh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anglezët DORËZOHEN përballë GRUSHTAVE të Florian Markut, kampioni kuqezi merr një fitore të madhe në Londër
»
Article Logic
Execution time: 0.011143207550049
array(1) { ["section"]=> string(71) "zyrtare-sulmuesi-i-tiranes-transferohet-te-klubi-i-madh-europian-239658" }