Zyrtarët amerikanë nisin diskutimet, i dërguari i Trump dhe Mathew Palmer mbërrijnë sot në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 09:34 09-10-2019 Zyrtarët amerikanë nisin diskutimet, i dërguari i Trump dhe Mathew Palmer mbërrijnë sot në Kosovë

Dy përfaqësuesit amerikanë për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, do të mbërrijnë sot në Kososvë.

Mësohet se i dërguari i presidentit të SHBA Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të zhvillojnë një vizitë zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, i cili ka shpërndarë një foto të dy zyrtarëve, të publikuar fillimisht nga Ambasada e SHBA në Gjermani.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, shkruan Kosnett.

Këtë lajm e ka verifikuar edhe Presidenca e Kosovës, e cila njofton se Grenell do të takohet me Hashim Thaçin në orën 13:00.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04379415512085
array(1) { ["section"]=> string(103) "zyrtaret-amerikane-nisin-diskutimet-i-derguari-i-trump-dhe-mathew-palmer-mberrijne-sot-ne-kosove-181334" }