Zyrtarët e lartë të SHBA reagojnë pas akuzave të Albin Kurtit: Ne jemi me popullin e Kosovës, nuk ka asnjë plan sekret për ndarjen e territoreve

Publikuar tek: rajon, më 23:57 26-03-2020 Zyrtarët e lartë të SHBA reagojnë pas akuzave të Albin Kurtit: Ne jemi me popullin e Kosovës, nuk ka asnjë plan sekret për ndarjen e territoreve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate të zyrtarëve të tyre të dërguar në Kosovë, i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit në detyrë të vendit Albin Kurti, se ka plan të fshehtë për ndarjen e territoreve.

Një deklaratë e përbashkët e të dërguarit special të Trump në Kosovë Richard Grenell, Ambasadorit të SHBA në Kosovë Philip Kosnett dhe të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer, thuhet se nuk ka asnjë plan sekret për ndarjen e territoreve të Kosovës.

“SHBA është me popullin e Kosovës. Mirënjohje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për profesionistët shëndetësorë dhe të tjerëve që po punojnë shumë, në këtë rrezik të madh, për të reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë pasigurie, në nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo Qeveri që formohet përmes procesit kushtetues.

Përveç kësaj, ne vazhdojmë të thërrasim liderët kosovarë që ta heqin plotësisht tarifën. Besojmë që tarifat dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë vonesat për hyrjen e furnizimeve në Kosovë dhe pengojnë rritjen ekonomike.

Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç disa spekulojnë. I Dërguari Special i Presidencës, Richard Grenell kurrë s’ka parë as që ka diskutuar për këtë plan të tillë. Qeveria e SHBA-së është e fokusuar në mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura së fundmi, mbi hekurudhat, autostradat dhe ato të transportit ajror në mes të Kosovës dhe Serbisë  që synim kanë përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e një momentumi ekonomik. Ne besojmë se kjo do t’i jepte energji procesit të dialogut dhe që mund të çojë në njohje reciproke”, shprehen tre zyrtarët e lartë amerikanë, në lidhje me deklaratat e aktorëve politikë në Kosovë për ndarjen e territoreve.

DEKLARATA ORIGJINALE E ZYRTAREVE AMERIKANE NE KOSOVE:
Screenshot_17_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë me tre të vdekur në Kosovë (DETAJE)
Kërcënohet me jetë Presidenti Thaçi, arrestohet autori »
Article Logic
Execution time: 0.0092709064483643
array(1) { ["section"]=> string(149) "zyrtaret-e-larte-te-shba-reagojne-pas-akuzave-te-albin-kurtit-ne-jemi-me-popullin-e-kosoves-nuk-ka-asnje-plan-sekret-per-ndarjen-e-territoreve-200229" }