Zyrtarët fillojnë verifikimet për shitjen e ish Emporiki te shoqëria Tranzit, çfarë ndodhi me Bankën

Publikuar tek: ekonomi, më 10:41 20-05-2015 Zyrtarët fillojnë verifikimet për shitjen e ish Emporiki te shoqëria Tranzit, çfarë ndodhi me Bankën Kur punetoret ndryshonin emrin nga Emporiki ne Credit Agricole

Banka e Shqipërisë, por edhe qeveria shqiptare kanë filluar verifikimet për transaksionin e kryer për kalimin e kapitaleve nga Emporiki Bank te shoqëria e quajtur Tranzit. Shkak për verifikimet, u bë shqetësimi në media dhe shqetësimi i vetë klientëve të ish bankës Emporiki, që kanë kërkuar garanci për procesin. 

Dy ditë më parë, nëpërmjet email-eve të mbërritura në redaksi, klientët shprehën shqetësimin se çfarë do të bëhet me ta.

Në qarqet financiare është hapur një debat me natyrën e dyshimtë të kësaj shitjeje. Shoqëria që ka blerë një prej bankave të rëndësishme të nivelit të dytë, ka nxjerrë në plan të parë një “shpk”, e cila ka fituar licensë nga Banka e Shqipërisë për të blerë bankën e nivelit të dytë. 

Ish Emporiki në 2012 emërtohet si Credit Agricole pas blerjes nga një grup francez në qershor 2012. Ky grup nuk e pëlqeu iniciativën blerëse të kësaj banke në kulmin e sezonit të kredive të këqija dhe e shiti këtë te një shoqëri e kufizuar me emrin “Tranzit”.

Kjo shoqëri është një institucion financiar , jo bankë, e cila posedon një licencë nga Banka e Shqipërisë, që i jep të drejtën të blejë sasi, apo portofole kredish me probleme, por nuk dihet nëse licensa e quajtur ‘factoring’ mund të ketë mundësinë të blejë një bankë të tërë.

Sot me qindra apo mijëra klientë apo edhe debitorë të “Credit Agricole” Bank në Shqipëri janë duart e një “shpk”-je e cila nuk dihet se çfarë kapaciteti ligjor apo struktural ka për të kryer funksionet e një banke. Ajo që dihet është se kjo shoqëri përfaqëson një fond lindor investimesh me qendër në Rusi, tek i cili u mbështetet financiarisht për të kryer transaksionin e kryer.

Kompania “Tranzit’’, shpjegon nëpërmjet një deklarate pozitën dhe aktivitetin e saj në Shqipëri duke thënë se kompania është shumë e sigurtë në aftësitë e saj për të mbajtur dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me klientët dhe stafin e Credit Agricole Albania. Tranzit është pjesë e NCH Capital, që është krijuar në 1992 në Neë York.

Tranzit sqaron se ka 70 punonjës dhe kompania deklaron se po rritet me shpejtësi.

Ndërkohë procesi ngre pikëpyetje për vetë Bankën e Shqipërisë dhe Guvernatorin, pyetje që deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Eshtë në dijeni të këtyre lëvizjeve financiare që ndikojnë drejtpdrejtë në financat e një pjesë të shqiptarëve?

A është një veprim i zakonshëm financiar kur një bankë e madhe blihet nga një “shpk” e vogël…?

Nëse shitja e një banke të madhe të një “shpk” e vogël përben lajm po kaq të vogël, atëhere kush quhet lajm në Republiken tonë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017508983612061
array(1) { ["section"]=> string(105) "zyrtaret-fillojne-verifikimet-per-shitjen-e-ish-emporiki-te-shoqeria-tranzit-cfare-ndodhi-me-banken-11567" }