Zyrtarët shqiptarë “NON-GRATA” në SHBA, Bushati: Të merren masa ligjore dhe politike ndaj tyre

Publikuar tek: politike, më 22:04 11-12-2019 Zyrtarët shqiptarë “NON-GRATA” në SHBA, Bushati: Të merren masa ligjore dhe politike ndaj tyre

Në intervistën e dhënë “Zërin e Amerikës”, Ditmir Bushati, deputet i Partisë Socialiste, është pyetur edhe për faktin se tre ish-zyrtarë me familjet e tyre u është ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiak i Durrësit, Tom Doshi, deputet, dhe Adriatik Llalla, ish-kryeprokuror, janë tre zyrtarët shqiptarë që janë shpallur “non grata” nga SHBA.

Duke theksuar se si subjekt politik nuk mund t’i bëjnë gjyq publik një anëtari të tyre, Bushati theksoi se “nga ana tjetër duhet të marrim masa të karakterit politik në radhë të parë, por edhe të karakterit ligjor dhe institucional për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur pjesëmarrjen në jetën publike të personave të tillë”.

“Kam përshtypjen që këto janë të gjitha raste, të cilat në rrugën ligjore duhen trajtuar nga agjencitë ligjzbatuese. Në kuptimin politik të fjalës, natyrisht që ka nevojë për një qasje më horizontale në të gjithë spektrin politik dhe publik të jetës në Shqipëri, duke qenë se rastet nuk prekin thjeshtë vetëm partinë socialiste. Janë raste që prekin edhe persona që kanë mbajtur funksione publike që s’kanë lidhje me partinë socialiste. Prandaj, besoj se është e nevojshme që gradualisht ne të adoptojmë një qasje krejt të ndryshme ndaj këtyre fenomeneve”, ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm.

Bushati ka kërkuar edhe nga mazhoranca ku bën pjesë që të pranojë të gjitha rekomandimet e OSBE sa i përket paketës “antishpifje”, e cila po kundërshtohet nga shoqatat e gazetarëve në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024647951126099
array(1) { ["section"]=> string(97) "zyrtaret-shqiptare-non-grata-ne-shba-bushati-te-merren-masa-ligjore-dhe-politike-ndaj-tyre-189136" }