Zyrtari amerikan letër liderëve kosovarë: Bashkëpunimi ndërpritet nëse nuk pezulloni taksën

Publikuar tek: rajon, më 19:59 12-02-2019 Zyrtari amerikan letër liderëve kosovarë: Bashkëpunimi ndërpritet nëse nuk pezulloni taksën Zevendesndihmes Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer ne takim me kryeministrin Haradinaj

Krerët e Shtetit kanë marrë një letër nga Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mathew Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën. 

Në letrën e siguruar nga RTK, Palmer i ka nisur presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku  thuhet se SHBA ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj mosheqjes së taksës.

Në letër thuhet se SHBA nuk mund të besojë që qeveria kosovare nuk po i dëgjon këshillat e saj, si mikja më e mirë e shtetit të Kosovës.

Letra e plotë:

I dashur President Thaçi:

I dashur Kryeministër Haradinaj:

I dashur Kryeparlamentar Veseli:

Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë  të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt intgrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.

Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.

Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.

Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.

Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s,  në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë.

Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.

Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen.

Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara.  Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe.

Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën.  Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve.

Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim i paarritshëm.

Edhe pse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë në sigurinë dhe prosperitetin që sjell e ardhmja.

Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’I kthehen dialogut.

Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.

Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.

Përzemërisht,

Matthew Palmer

Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049409866333008
array(1) { ["section"]=> string(97) "zyrtari-amerikan-leter-lidereve-kosovare-bashkepunimi-nderpritet-nese-nuk-pezulloni-taksen-152539" }