Zyrtari gjerman për mësuesit shqiptarë: 3 muaj ndihmë në Gjermani e barabartë me 3 vite pagë në Shqipëri. Reagon Ministria Shqiptare e Arsimit

Publikuar tek: aktualitet, më 22:14 28-07-2015 Zyrtari gjerman për mësuesit shqiptarë: 3 muaj ndihmë në Gjermani e barabartë me 3 vite pagë në Shqipëri. Reagon Ministria Shqiptare e Arsimit Volker Bouffier

Kryeministri i landit Hessen në Gjermani, Volker Bouffier ka bërë një deklaratë që ka ngjallur jo pak reagime në shtypin gjerman. Duke tentuar të ilustrojë sa më thjeshtë se sa fitimprurëse është për një shtetas shqiptar qendrimi si azilkërkues në Gjermani, ai ka bërë një krahasim me të ardhurat e një mësuesi në Shqipëri dhe ndihmës që i jepet nga qeveria gjermane për emigrantët.

“Një mësues shqiptar si azilkërkues në Gjermani fiton për tre, katër ose pesë muaj më shumë sesa fiton në Shqipëri për dy apo tre vite”, ka thënë Bouffier.

Pas deklaratës së zyrtarit gjerman, televizioni gjerman ARD është interesuar pranë Ministrisë së Arsimit në Shqipëri në lidhje me pagën që merr në një muaj një mësues shqiptar. Përgjigjia e ministrisë shqiptare ishte se paga më e vogël e një mësuesi në Shqipëri është 300 euro ndërsa shumica e mësuesve fitojnë nga 400 deri 500 euro në muaj, kjo sipas llojit të shkollës.

Sipas Bouffier, azilkërkuesve duhet t’i hiqet ndihma prej 146 eurosh në muaj dhe ajo tu kthehet në ndihma materiale, pasi kjo mendon ai do të ulte ndjeshëm numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Gjermanisë. 

Lexo edhe: BBC: Gjermania po mendon kthimin e vizave dhe klasifikimin si vend i sigurtë për Shqipërinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malësi e Madhe/ Arrestohet 46 vjeçari, iu zbulua arsenal armësh në banesë
Grabitet godina e ish-Ministrisë së Kulturës në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.012424945831299
array(1) { ["section"]=> string(146) "zyrtari-gjerman-per-mesuesit-shqiptare-3-muaj-ndihme-ne-gjermani-e-barabarte-me-3-vite-page-ne-shqiperi-reagon-ministria-shqiptare-e-arsimit-17190" }