Zyrtari i CIA që mori në pyetje Saddam Hussein: SHBA gaboi rëndë

Publikuar tek: bota, më 18:47 04-01-2017 Zyrtari i CIA që mori në pyetje Saddam Hussein: SHBA gaboi rëndë

Personi i parë i cili mori në pyetje Saddam Hussein pas kapjes së tij nga forcat amerikane në vitin 2003 thotë se ishte mëse e qartë që ai nuk kishte armë të shkatërrimit në masë.

Ish-analisti i CIA-s, John Nixon ishte ngarkuar të merrte në pyetje diktatorin irakian pasi u gjet i fshehur në një shpellë në dhjetor të 2003.

Ai tha se “gjithçka që Shtëpia e Bardhë donte të dinte” ishte nëse Hussein po zhvillonte armë të shkatërrimit në masë, shkruan Newsbomb.al.

Por duke folur me Hussein, këshillëtarët e tij dhe hulumtimet e mëvonshme dolën në konkluzionin se programi i armëve bërthamore të Irakut kishte përfunduar vite më parë.

Ekipi i tij u konsiderua si “dështim” pasi arriti në një konkluzion të tillë, thotë Nixon për BBC.

Nixon tha më tej se ai nuk ishte ftuar për t’i prezantuar konkluzionet presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush, deri bnë vitin 2008, dy vjet pas ekzekutimit të Hussein.

Në një vlerësim të ashpër për ish Komandantin e Përgjithshëm, Nixon tha se është ndër të paktët që i ka dhënë dorën si Bushit dhe Hussein, por do preferonte të kalonte më shumë kohë me këtë të fundit.

“Bush u izolua nga realiteti” dhe këshillëtarët e tij ishin njerëz që pohonin çdo gjë, thotë ai.

“Mendoja se ajo që thotë CIA është e rëndësishme por politika e mposht gjithmonë inteligjencën”, shtoi ai.

Nixon, i cili u largua nga CIA në vitin 2011, tha se ishte i turpëruar nga ajo që ndodhi në Irak pas vdekjes së Hussein, raporton Newsbomb.al.

“Ndoshta, në dritën e rritjes së mëvonshme të ISIS, rajoni do të kishte qenë më mirë nëse Hussein do kishte qëndruar në postin e tij”, shtoi ai. /Newsbomb.al

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010100126266479
array(1) { ["section"]=> string(69) "zyrtari-i-cia-qe-mori-ne-pyetje-saddam-hussein-shba-gaboi-rende-64603" }