Zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin për paketën anti-shpifje, Bushati: Na ka kritikuar edhe BE dhe OSBE

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 12-12-2019 Zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin për paketën anti-shpifje, Bushati: Na ka kritikuar edhe BE dhe OSBE Diskutimi me Komisionin e Helsinkit per paketen anti-shpifje

Në një diskutim në Komisionin e Helsinkit për sfidat dhe përballjen me sfidat e sigurisë dhe të demokracisë, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së me në krye Ditmir Bushatin, folën edhe për përparësitë që do të ndjekë Tirana zyrtare gjatë vitit 2020 kur edhe do të ketë kryesinë e OSBE-së.

Këshilltari politik amerikan i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand, theksoi se në debatin e fundit në Shqipëri për paketën anti-shpifje, OSBE-ja ka sugjeruar të rishikohet ligji por sipas tij deri më tani qeveria shqiptare duket se nuk ka synim ta bëjë.

Hand tha gjatë diskutimit se kjo çështje luhat edhe autoritetin moral të Shqipërisë kur trajton çështje të lirisë së medias në vende të tjera.

‘Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë. Shqipëria le t’i ketë këto ligje, por do të jetë e vështirë që Shqipëria të ngrejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim. Shqipëria duhet të përparojë në këto fusha, nëse do që si kryetare e OSBE-së, t’u bëjë thirrje vendeve të tjera të marrin hapa në një drejtim pozitiv’, ka thënë këshilltari politik i Komitetit të Helsinkit, Bob Hand.

Nga ana tjetër kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë e OSBE-së, Ditmir Bushati parashtroi përparësitë e Shqipërisë si kryetare e radhës së OSBE-së, përfshirë edhe mbështetjen e misionit të OSBE-së në Ukrainë, operacionet në terren me personel të plotë dhe aktual, promovimin e lirive themelore përfshirë edhe atyre të mediave, si dhe misionet e ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nxitjen e diplomacisë parlamentare në shërbim të dialogut.

Sipas Bushatit liria e medias është një prioritet për çdo shoqëri dhe theksoi se paketa anti-shpifje  qeverisë është në fazë diskutimi në parlament edhe pse është kritikuar nga OSBE dhe BE. Bushati ndër të tjera tha se hapin final do ta hedhin vetëm me rekomandimin e OSBE-së në lidhje me këtë ligj.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për ligjin antishpifje. Ka debate të shumta këto ditë në Shqipëri. OSBE-ja ka kritikuar disa herë këtë projektligj, por paralelisht kemi një intensifikim të sulmeve të kryeministrit Edi Rama kundër medias sidomos tani pas tërmetit. Mirëpo respektimi i lirisë së shtypit dhe medias është një nga prioritetet e OSBE-së të cilën Shqipëria do ta kryesojë vitin e ardhshëm. Pse gjithë kjo këmbëngulje nga ana e shumicës, nga ana e qeverisë për ta miratuar ligjin antishpifje?

Ditmir Bushati: Liria e medias është një prioritet për çdo shoqëri demokratike dhe në rastin në fjalë Shqipëria nuk bën përjashtim. Natyrisht që mund të ketë çështje të cilat kanë nevojë për t’u trajtuar për sa i përket kuadrit ligjor dhe regullator edhe në fushën e medias, por vendi ynë mazhoranca jonë ka një traditë bashkëpunimi të mirë me zyrën e OSBE-së që ka një ekspertizë të specializuar për këto çështje. Prandaj dua të shpreh besimin që do të gjendet gjuha e përbashkët në mënyrë që të reflektohen plotësisht të gjitha rekomandimet e zyrës së OSBE-së në Vjenë dhe gjithashtu të merren në konsideratë përmes një procesi sa më përfshirës edhe shqetësimet e komunitetit të medias.

Zëri i Amerikës: Por duket se qeveria është e vendosur për të shtyrë përpara këtë projekligj megjithë kritikat që i janë bërë...

Ditmir Bushati: Kam përshtypjen që ne jemi në fazën e një diskutimi në Kuvend. Por nga ana tjetër siç ka ndodhur edhe në të shkuarën gjithnjë në finale ka mbizotëruar le të themi një sens me racional duke marrë parasysh rekomandimet që vijnë në këtë drejtim nga ana e OSBE-së nga ana e BE-së, por edhe faktin që siç ju me të drejtë e shtruat në pyetjen tuaj, se duke nisur nga 2020 Shqipëria do të jetë kryesuese e OSBE-së dhe në këtë organizatë liria e medias është një prej shtyllave kryesore të punës së saj./VOA. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me rrugë, parqe e shatërvane: Ja KOMPLEKSI që do ngrihet mbi rrënojat e tre pallateve të shembura në Thumanë (FOTO)
“Mos u merrni me gishtin e kryeministrit, Rosalinda është e sëmurë me temperaturë të lartë”, apeli i ish-deputetit »
Article Logic
Execution time: 0.014326810836792
array(1) { ["section"]=> string(110) "zyrtari-i-larte-amerikan-ngre-alarmin-per-paketen-anti-shpifje-bushati-na-ka-kritikuar-edhe-be-dhe-osbe-189223" }