Zyrtari i PD denoncon pallatin pa leje të deputetit të PS, por një komentues i thotë: Ka qenë dhe në kohën tuaj

Publikuar tek: politike, më 18:01 26-03-2017 Zyrtari i PD denoncon pallatin pa leje të deputetit të PS, por një komentues i thotë: Ka qenë dhe në kohën tuaj

Zyrtari i PD, njëkohësisht dhëndërri i ish liderit historik të PD Sali Berisha, Abi Malltezi, denoncon nëpërmjet fotove deputetin socialist Sadri Abazi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka vjedhur pronën e ish-pronarëve, dhe ka ndërtuar pallat pa leje.

“Ja shembulli që japin batakçinjtë që po bëjnë shtet! Qytetarët burgosen për riparim çatie pa leje, ndërsa ky deputeti i Edvinit ka ngrit në tokë të rrëmbyer të familjes së vjetër Gjinali, 6 katesh pa leje që bllokon edhe diellin dhe ajrin e pallatit me leje! Shihni distancen mes ndërtimeve. Dhe të mendosh që ky tipi me 7 ndërtime të paligjshme dilte në protestën para gjykatës! Vend i paparë jemi”, shkruan Malltezi i revoltuar.

Një ndër komentuesit i evidenton në fakt kordinatorit të PD për urbanistikën dhe territorin se kjo nuk është një gjë e re.

Pallati që gjendet te Zogu i Zi, edhe pse pa leje, mbijetoi edhe gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së PD, I kthehet komentuesi, Malltezit. Ndaj i kërkon këtij të fundit, që të lërë propagandën nën argumentin se “të gjithë janë njëlloj”.

qweqwe2e2th.jpg

adqwdqwghgh3.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077250003814697
array(1) { ["section"]=> string(115) "zyrtari-i-pd-denoncon-pallatin-pa-leje-te-deputetit-te-ps-por-nje-komentues-i-thote-ka-qene-dhe-ne-kohen-tuaj-73190" }