Zyrtari i Vetëvendosjes e këshilltari i kryeministrit Kurti: Pushtetarët shqiptarë nuk e panë me respekt Albinin në tryezën e Mynihut (DEKLARATA)

Publikuar tek: rajon, më 12:28 16-02-2020 Zyrtari i Vetëvendosjes e këshilltari i kryeministrit Kurti: Pushtetarët shqiptarë nuk e panë me respekt Albinin në tryezën e Mynihut (DEKLARATA) Albin Kurti në Mynih

Zyrtari i Vetëvendosjes e këshilltar politik pranë kryeministrit Albin Kurti në një status sqarues në rrjetet sociale flet për herë të parë për rrjedhjen e videos së filmuar me celular nga mbledhja e Mynihut.

Më së shumti Zaimi nëpërmjet komenteve të bëra sheh një lloj “dashakeqësie” për të prishur axhendën e kryeministrit Albin Kurti e për të treguar se gjuha e përdorur në tryezë do I prishte punë me amerikanët, raporton newsbomb.al.

Ajo që bie në sy është konstatimi i këshilltarit të Kurtit se pushtetarët shqiptarë nuk janë kënaqur nga fjala e Albin Kurtit në konferencën e Mynihut.

Shkruan Arbër Zaimi:

Të premten në mbrëmje: Rrjedh një video amatore ku bie në sy se si Albin Kurti përfaqëson dinjitetshëm shqiptarët në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Shihet se fiton respektin e të pranishmëve, por jo edhe të pushtetarëve shqiptarë në atë tryezë.

Të shtunën në mëngjes: Shpërndahet një thashethem “i pafajshëm” kinse amerikanët “ia kanë mbyllur derën Albin Kurtit” dhe nuk takohen më me të.

Të shtunën pasdite: Albin Kurti takohet me diplomatin e lartë amerikan Philip Reeker, ndihmës-sekretar i shtetit për çështje të Europës dhe Euroazisë. Në fakt asnjë takim i paraparë në agjendë nuk është anuluar, dhe asnjë kontakt me ndonjë diplomat të rëndësishëm nuk është ndërprerë.

Të dielën: Shullëhemi në diell, pimë kafe, hamë fara, dhe mendojmë ç’të shpikim javën e ardhshme që të vëmë pak Albinin në siklet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085899829864502
array(1) { ["section"]=> string(149) "zyrtari-i-vetevendosjes-e-keshilltari-i-kryeministrit-kurti-pushtetaret-shqiptare-nuk-e-pane-me-respekt-albinin-ne-tryezen-e-mynihut-deklarata-195372" }