Zyrtari kosovar shpjegon pse Richard Grenell nuk hëngri darkë dhe s’festoi ashtu si në Serbi

Publikuar tek: rajon, më 19:16 23-09-2020 Zyrtari kosovar shpjegon pse Richard Grenell nuk hëngri darkë dhe s’festoi ashtu si në Serbi

Drejtori i Zyrës së Protokollit të Shtetit, Orhan Hajrizi, ka folur rreth asaj se pse nuk është organizuar një darkë për delegacionin amerikan të DFC-së që ka ardhë në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi nga SHBA-ja, Richard Grenell.

Ai në KlanKosova ka thënë se nuk është kërkuar një gjë e tillë që të organizohet ndonjë darkë për këtë vizitë.

“Jo, gjatë takimeve tona koordinuese me Ambasadën e Amerikës nuk është përmendur si çështje ose nuk është ngritur si çështje që të kemi ndonjë aktivitet të tillë, gjithçka ka qenë ashtu përbrenda margjinave zyrtare, ato veç i keni parë dhe i keni përcjell”.

I pyetur se kur ka qenë Grenell në vizitë herën e kaluar pati darkë të shtruar, ndërsa tani nuk pati, Hajrizi tha se për këtë ndikojnë shumë faktorë.

“Këtu ndikojnë shumë faktorë është agjenda e Z. Grenell, kështu specifikisht me e përmend, me që po flasim për të mandej, janë edhe koordinimet tjera që bëhen veç protokolleve. Mandej, mund të ndodh për shembull edhe fluturimet, agjendat tjera që pasojnë pas Kosovës e kështu me radhë, dihet që ata janë zyrtarë të lartë kanë agjenda dhe aktivitete të ndryshme”.

“Në një farë forme kjo është ajo që më së shumti e determinon edhe qëndrimin edhe agjenden e secilit zyrtar të lartë në vendin tonë”, ka thënë Hajrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092599391937256
array(1) { ["section"]=> string(99) "zyrtari-kosovar-shpjegon-pse-richard-grenell-nuk-hengri-darke-dhe-s-festoi-ashtu-si-ne-serbi-221411" }