Zyrtari rus: Trump dhe Kim Jong po “luajnë” si dy fëmijë kopështi

Publikuar tek: bota, më 06:59 23-09-2017 Zyrtari rus: Trump dhe Kim Jong po “luajnë” si dy fëmijë kopështi

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e ka cilësuar luftën e fjalëve midis Donald Trump dhe Kim Jong-un si një zënkë fëmijësh kopështi.

Lideri i Koresë së Veriut e quajti më herët z.Trump një të “vonuar mendërisht” pasi Trump kërcënoi se do të shkatërronte vendin e tij.

Donald Trump iu përgjigj atij në Twitter dhe e quajti një të “cmendur” i cili do testohet si kurrë më parë.

Sergei Lavrov tha se tashmë duhet një pushim për të qetësuar situatën e nxehtë mes këtyre dy liderve, shkruan BBC, raporton newsbomb.al.

“Po, është e papranueshme që të shohesh aventurën ushtarake të Koresë së Veriut në heshtje, por gjithashtu është e papranueshme të zhvillohet lufta në Gadishullin Korean,”, ka  shtuar ministri i jashtëm rus.

Ai bëri thirrje për një process politik, që e cilësoi si kyc për procesin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

“Bashkë me Kinën do të perpiqemi për një marrëveshje të arsyeshme jo për një emocionale sic ndodh me dy fëmijë në kopësht që zihen dhe askush nuk mund t’i ndalojë ata.” , tha Lavrov.

Lideri i Koresë së Veriut e sulmoi Donald Trumpin ditë pas fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, ku presidenti Amerikan tha se do ta shkatërronte totalisht Korenë e Veriut në rast se Amerika do të detyrohej të mbronte veten ose aleatët e saj.

Ai gjithashtu u tall me Kim Jong-un duke e quajtur “Burri i raketave në një mision vetëvrasës.”

Por lideri i Koresë së Veriut tha se presidenti Amerikan me këtë deklaratë e ka bindur atë që të zhvillojë armë për vendin e tij.

Në një dalje personale si kurrë më parë, Kim Jong tha se Trump do ta paguajë shtrenjtë për këtë fjalim, që ai e quajti të pakuptimtë dhe të ashpër.

Ai tha se Trump i ofendoi shtetin e tij në sy të botës, dhe e kërcënoi se do ta sulmonte me zjarr.

Ekspertët thonë se është hera e parë që një lider Koreano Verior bën një thirrje direkte në një audiencë ndërkombëtare, dhe kjo ka nevojë për vëmendje dhe konsiderata serioze.

Kina ju bëri thirrje të dy palëve për qetësim të situatës duke thënë se ishte një ceshtje e komplikuar dhe e ndjeshme.

“Të dy palët duhet të përmbahen në vend që të provokojnë njëra-tjetrën.”, ka thënë zëdhënësi i ministrit të Jashtëm kinez Lu Kang.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një në dy gjermanë kërkon largimin e Merkelit
Tragjedi, përmbytet varka e peshkimit, vdesin 21 persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë »
Article Logic
Execution time: 0.0099608898162842
array(1) { ["section"]=> string(68) "zyrtari-rus-trump-dhe-kim-jong-po-luajne-si-dy-femije-kopeshti-93366" }