Zyrtarisht në krye të ASH, Skënder Gjinushi nuk ndal sulmet: 43 vota akademikësh vlejnë më shumë se firma e Presidentit, Ilir Meta ka avokat Artan Fugën

Publikuar tek: politike, më 11:56 18-10-2019 Zyrtarisht në krye të ASH, Skënder Gjinushi nuk ndal sulmet: 43 vota akademikësh vlejnë më shumë se firma e Presidentit, Ilir Meta ka avokat Artan Fugën

Skënder Gjinushi u emërua sot kryetar i Akademisë së Shkencave në një mbledhje që u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Teksa ka nisur punën zyrtarisht si kryetar i ASH, Gjinushi në një prononcim për mediat komentoi situatën, në një kohë kur u zgjodh në krye të këtij institucioni me shumë bujë.

Gjinushi u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta të akademikut Artan Fuga, i cili deklaroi sot se mbledhja me dyer të mbyllura është një uzurpim i akademisë. Gjinushi nuk kurseu as ironisë, duke theksuar se për zgjedhjen e tij nuk votuan njerëzit mediokër.

"Institucion që me shumicë dërmuese nuk ka, institucionet uzurpohen nga pakica. Nuk është lajm që Fuga voton kundër, do jetë lajm kur të votojë pro. Refoma në ASH është bërë edhe me ndihmën e politikës, por edhe nën presion me pengesa politike të segmenteve të caktuara, të inspiruar nga grup mediokërish. Mediokriteti është relativ, që ngatërrojnë platformën me projektligjin. Në Shqipëri shpesh refomat janë ngatërruar me lëvizje njerëzish. Ka pasur një presion të vazhdueshëm që refoma në akademi", tha ai,

Më tej Gjinushi u ndal edhe tek Presidenti Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi këtë të fundit si kryetar të ASH.

"Shumë mirë ndihem që tregon qartë se nuk u soll vullneti i politikës në ASH. Edhe presidenti u bë palë me këto segmente. Kuvendi i dha ligjërisht të drejtë ASH. 43 vota akademikësh vlejnë më shumë se firma e një presidenti. Ilir Meta e di shumë mirë arsyen, se shkakun që gjeti nuk qendron", tha ai, ndërsa më tej komentoi edhe akuzën tjetër të Artan Fugës se do e çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësoi shkelje të rëndë.

"Avokat, Meta ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është fatkeqësi që bie viktima e faktorëve të caktuar. Akademia del mbi konfliktin e ditës, ne nuk kemi gjë me presidentin, respektojmë ligjin. Jam anëtar i akademisë që prej 1989. Pa lindur ju, unë isha pjesë e akademisë", përfundoi Gjinushi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030801057815552
array(1) { ["section"]=> string(156) "zyrtarisht-ne-krye-te-ash-skender-gjinushi-nuk-ndal-sulmet-43-vota-akademikesh-vlejne-me-shume-se-firma-e-presidentit-ilir-meta-ka-avokat-artan-fugen-182571" }