Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë

Publikuar tek: barometri, më 08:15 03-08-2018 Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë

Është zyrtarizuar sot mësimi në shqip jashtë shtetit, përmes një dekreti të presidentit Ilir Meta, ku parashikohen ndyshime në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar.

 

Ministria e Arsimit do të krijojë regjistrin shtetëror për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë shtetit.

Njoftimi i ministrisë:

Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekretoi ligjin nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Mbi bazë të këtij ligji të rëndësishëm, ministria përgjegjëse për arsimin, do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesëve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17808699607849
array(1) { ["section"]=> string(44) "zyrtarizohet-mesimi-shqip-ne-diaspore-129996" }