Zyrtarja amerikane: Shqipëria shembull i jashtëzakonshëm i NATO-s

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 11-12-2019 Zyrtarja amerikane: Shqipëria shembull i jashtëzakonshëm i NATO-s Laura Cooper

Në fjalën e saj në konferencën 'Karta e Adriatikut (A5)', zv. asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper deklaroi se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s.

'Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.

Do të dëshiroja t'ju siguroja se angazhimi i SHBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë i fortë.

Udhëtimi në vendet e A5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i SHBA në këtë rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë prezent.

Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrës për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 por edhe në koalicione të tjera.

Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme dhe i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi', tha Cooper.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032601118087769
array(1) { ["section"]=> string(71) "zyrtarja-amerikane-shqiperia-shembull-i-jashtezakonshem-i-nato-s-189058" }