Zyrtarja e arrestuar për rryshfet, sekretare në zyrën elektorale të Haritos, ministrja: Jo sekretare, por aktiviste

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 02-10-2015 Zyrtarja e arrestuar për rryshfet,  sekretare në zyrën elektorale të Haritos, ministrja: Jo sekretare, por aktiviste Amarilda Leka në rreth, djathtas ministrja Milena Harito

Arrestohet për mashtrim dhe marrje rryshfeti në Tiranë. Amarilda Leka, 29 vjeç është vënë në prangat e policisë, pas zbulimit të skemës së saj.

Por pas kërkimit për të, rezulton se ajo është punonjëse e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Amarilda Leka ka qenë edhe sekretarja e Zyrës Elektorale të Milena Haritos, ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike.

Në komunikim me të afërmit e të burgosurëve në Tiranë, ajo kishte përfituar shuma të konsiderueshme parash  duke iu siguruar atyre se do t’i nxirrte nga burgu, ose do ndikonte në uljen e dënimit. Premtimi i saj ishte se do ndikonte te funksionarë shumë të rëndësishëm të drejtësisë.

Policia ka arrestuar Lekën dhe po heton nëse në këtë rrjet mashtrimi ka patur të tjerë të implikuar.

Ministrja Milena Harito ka reaguar pas publikimit të kësaj foto, duke theksuar se Leka nuk ka qenë sekretare e PS-së, por një aktiviste e kësaj partie si shumë të tjerë. Harito shprehet se ka ikur koha kur militantizmi politik përdorej si mburoje dhe sot të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit.

Reagimi i ministres Harito:

Amarilda Leka, e arrestuar sot paradite nga policia nuk ka qenë sekretare elektorale e PS-së, por një aktiviste e kësaj partie si dhjetëra mijëra të tillë në Tiranë. Po ashtu ajo nuk ka pasur asnjëherë, ndonjë detyrë në asnjë nga stafet e agjencive në varësi të Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Prezumimi i pafajësisë është një parim themelor i të drejtave të njeriut dhe fajësia apo jo e kësaj shtetaseje për akuzën për të cilën është arrestuar është kompetencë e organeve të drejtësisë.

Pavarësisht kësaj, një gjë është e qartë për të gjithë: Koha kur militantizmi politik përdorej si mburojë për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor për shkeljet apo krimet e kryera, ka perënduar një herë e mirë në 23 qershor 2013.

Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht nëse janë mbështetës të Qeverisë apo opozitës dhe gjithkush mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryen në jetën e tij të përditshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishen 238 ndërtime pa leje në disa qytete, IKMT: Rradhën e ka Fieri dhe Tropoja
Bie nga pema e ullirit, 32 vjeçari në gjendje të rëndë drejt Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.011795043945312
array(1) { ["section"]=> string(117) "zyrtarja-e-arrestuar-per-rryshfet-sekretare-ne-zyren-elektorale-te-haritos-ministrja-jo-sekretare-por-aktiviste-22156" }