Zyrtarja ruse ndalohet në aeroportin e Nju Jorkut nga FBI, Rusia notë proteste në Departamentin e Shtetit: Lëvizje e ulët

Publikuar tek: bota, më 12:07 06-10-2019 Zyrtarja ruse ndalohet në aeroportin e Nju Jorkut nga FBI, Rusia notë proteste në Departamentin e Shtetit: Lëvizje e ulët Zyrtarja ruse Inga Yumasheva

Ambasada ruse në SHBA ka dërguar një notë proteste në Departamentin e Shtetit rreth pyetjeve të FBI ndaj një ligjvënëseje ruse në aeroportin e Nju Jorkut gjatë natës, raporton Reuters.

Zyrtarja ruse Inga Yumasheva u pyet për një ore nga FBI ndërkohë që arriti në Nju Jork, thotë Ambasada Ruse në një deklaratë, por pa specifikuar se në cilin aeroport ka mbërritur.

“I është kërkuar të shkojë në një dhomë të veçantë dhe një officer i FBI, që u identifikua, filloi ta pyesë, për më shumë se 1 orë…” thotë ambasada duke cituar ambasadorin rus Anatoly Antonov.

“Mbi të gjitha, i është ofruar të takohet me një zyrtar të FBI në një takim tjetër informal dhe të vazhdojnë bisedën” thotë ambasadori, raporton Reuters.

Lidhjet SHBA- Rusi janë tensionuar nga një numër çëshjesh nga Siria në Ukrainë ashtu sikurse edhe ndërhyrje ruse në politiken e SHBA, të cilën Moska e mohon. Në Shtator, Uashingtoni refuzoi të nxjerrë viza për 10 anëtarë të një delegacioni rus që do të udhëtonte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Moska e quajti lëvizjen e ShBA fyese dhe në dhunim të angazhimeve ndërkombëtare.

Yumasheva, që kishte një vizë, udhëtoi në SHBA për të ndjekur forumin e doalogut Fort Ross që do të mbahet të dielën në Kaliforni, tha ambasada. Në një dhomë të ulët në parlamentin rus – i njohur si State Duma – ajo kordinon marrëdhëniet me kongresin amerikan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013200044631958
array(1) { ["section"]=> string(126) "zyrtarja-ruse-ndalohet-ne-aeroportin-e-nju-jorkut-nga-fbi-rusia-note-proteste-ne-departamentin-e-shtetit-levizje-e-ulet-180996" }