Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin te “Dëshmorët e Kombit”, Bujar Spahiu: Të jemi pranë njerëzve në nevojë (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin te
Foto nga falja e namazit

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë sot Kurban Bajramin, që është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e fesë së tyre.

Mijëra besimtarë  u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për faljen e namazit, e cila ka përfunduar rreth orës 6 e 30, ku pas kësaj në rrugët e Tiranës kishte qindra mijëra besimtarë.  

Kreu i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët duke bërë thirrje për solidaritet e mirësi ndaj njëri-tjetrit.

"Ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Dita e solidariteti dhe ndihmës ndaj njëri tjetrit, kjo festë këtë simbolizon. Feja jonë islame na mëson të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të lemë në një anë gjërat e këqija dhe të orientohemi te e mira, e bukura. Ta duam njëri-tjetrin për hatër të Zotit dhe të bëjmë punë të mira për shoqërinë, vendin tonë dhe rininë. Kjo botë është kalimtare dhe ta jetojmë siç duhet. Gëzuar Kurban Bajramin anë e mbanë botës dhe duke shpresuar nga Zoti që të sjellë paqe e mirësi në ato vende që ka dhe konflikte", u shpreh ai. 

Festa e Kurban Bajramit, përkujton devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin me një dash, i cili do të therej në vend të tij.

Sipas besimtarëve ky urdhër i dhënë prej Zotit, ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të këtij profeti për tiu bindur Atij. Prandaj edhe Kurban Bajrami, do të thotë festa e sakrificës.

Newsbomb.al u uron besimtarëve myslimanë gëzuar Kurban Bajramin!

*pamjet e më poshtme tregojnë besimtarët myslimanë pas faljes së namazit

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese