Hapësire reklamuese

Bota

Paralajmërimi i fortë i Trump-it: Sot do të godasim Iranin

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i fortë i Trump-it: Sot do të godasim Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Iranin , duke njoftuar sulme të rënda amerikane të hënën në mbrëmje dhe të martën.

Duke folur me prezantuesin konservator të radios, Hugh Hewitt, Trump tha se Shtetet e Bashkuara se do ta godasin fort Iranin të hënën në mbrëmje dhe të martën, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën ose shkallën e operacioneve.

Më herët Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të rivendosin menjëherë bllokadën e porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në Truth Social, ai theksoi se SHBA do të marrë përsipër garantimin e sigurisë në këtë rrugë detare strategjike dhe se do të vendosë një tarifë prej 20% mbi çdo ngarkesë që kalon aty, për të mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Mbetet e paqartë mënyra se si do të zbatohet kjo politikë.

Deklarata e Trump vjen pas paralajmërimit të ushtrisë iraniane se nuk do të lejojë ndërhyrjen amerikane në menaxhimin e ngushticës. Përshkallëzimi i tensioneve pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta në sigurinë e furnizimeve globale me energji, duke qenë se Ngushtica e Hormuzit  është një arterie kryesore e transportit të naftës në mbarë botën..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese