
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë—një nga festat kombëtare më të rëndësishme të vendit. Në këtë ditë, në vitin 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë, duke shpallur krijimin e një kombi të ri dhe ndarjen e tij nga Britania e Madhe.
Për amerikanët, kjo datë simbolizon lirinë, demokracinë dhe unitetin kombëtar. Më 4 Korrik 1776, Kongresi i Dytë Kontinental miratoi Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga përfaqësuesit e trembëdhjetë kolonive britanike në Amerikën e Veriut.
Dokumenti shpalli të drejtën e kolonive për vetëvendosje dhe shënoi fillimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një komb i pavarur, ndërsa me kalimin e kohës, 4 korriku u bë festa kryesore kombëtare e vendit.
Një nga autorët kryesorë të dokumentit ishte Thomas Jefferson, i cili më vonë u bë Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara.
