Është zhvilluar mes tensionesh seanca e sotme plenare, ku mes deputetëve janë shkëmbyer replika sa i përket protestës së qytetarëve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Berisha ka akuzuar se sipas tij në Vlorë po organizohej një antimiting, menjëherë pas minutit së heshtjes të mbajtur për efektivin e vrarë në Maliq.
Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari, e ka quajtur situatën të turpshme dhe një teatër nga opozitarët.Teksa më tej ka njoftuar se Edison Adri polici i cili mbeti i plagosur, është tashmë jashtë rrezikut për jetën, lajm të cilin ai tha se e mori pas një komunikimi me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Skënder Hita.
“Unë po komunikoja me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit i cili më njoftoi se për fat të mirë efektivi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, dhe sigurisht që do të bëhet gjithë vlerësimi i menaxhimit të situatës atje, do të merren masat e duhura, nga ana tjetër unë kam ardhur këtu për interpelancën , nëse vazhdoni këtu me këtë teatër të shëmtuar, vazhdoni turpi qoftë me ju, sepse është më e rëndësishme të shkoj atje në situatë në spital të vizitoj efektivin e plagosur se sa të rri me një show të shëmtuar që qytetarët shqiptarë e përbuzin”, u shpreh Lamallari në përfundim të fjalës së tij, teksa më pas zgjodhi të largohet nga salla.
Besfort Lamallari: Tani të çohesh për një minutës së heshtjes në nderim të punonjësit të vrarë po ditën e sotme dhe të bësh pastaj këtë teatër të shëmtuar, ku dy, ruaj Zot shqiptarët, ruaji Zot shqiptarët nga ata njerëz të paskrupuj me maska të cilët janë të gatshëm të ecin mbi viktima vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre populist, po ju s'keni lidhje fare me atë protestë, ju ata ju përbuziin, ju bëni një teatër ju po flisni dhe bëni pyetje ndaj ministrit të brendshëm dhe vetëm fjalën nuk ia jepni. Ky është një teatër i shëmtuar që unë e refuzoj, dhe zonja drejtuese e seancës, ju lutem vendosni qetësi sepse po sillen si fëmijë, dhe ti zotërote atë deformimin e mbiemrave mos u mundo kot sepse ekskluzivitetin e deformimit të mbiemrave e ka Bufoni i grupit tuaj, nuk e ke ti.
Ndërsa ju zotëri atje mund të shkoni në protestë vet të dytët, mundohuni të kapni ndonjë reels atje po s'keni lidhje fare me atë, as nuk frymëzoni, zoti Shehaj ti ke dalë nga kjo parti dhe s’të beson askush, për zotin Këlliçi, ndërkohë që zoti Kapri po kërkonte dorëheqjen e ministrit të brendshëm pasi një minutë më parë ishte ngritur në shenjë respekti ndaj policit të vrarë, mund t’i them zotit Këlliçi… a mund të pushoni? A mund të mbani qetësi? Nëse do ta kuptosh duhet të më dëgjosh, mos bëj zhurmë se është e turpshme kjo që bën, zoti Këlliçi teksa ata dy kolegët tuaj po mundoheshin, unë po komunikoja me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit i cili më njoftoi se për fat të mirë efektivi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, dhe sigurisht që do të bëhet gjithë vlerësimi i menaxhimit të situatës atje, do të merren masat e duhura, nga ana tjetër unë kam ardhur këtu për interpelancën , nëse vazhdoni këtu me këtë teatër të shëmtuar, vazhdoni turpi qoftë me ju, sepse është më e rëndësishme të shkoj atje në situatë në spital të vizitoj efektivin e plagosur se sa të rri me një show të shëmtuar që qytetarët shqiptarë e përbuzin.
