Një tragjedi që mund të përgjakte rrugët e Nafpaktosit të Greqisë është shmangur vetëm falë instiktit prindëror të një nëne.
Një makinë e cila lëvizte me shpejtësi marramendëse ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me një makinë e cila ka qenë e parkuar në zonë.
Pak para se të ndodhte përplasja e frikshme e dy makinave, pronarja e mjetit të parkuar, së bashku më fëmijën e saj përdore, ka qenë duke u futur në automjet.
Mirëpo nëna e re ka ndërhyrë në kohë. Sapo ka dëgjuar zhurmën e frikshme të mjetit që po vinte me shpejtësi, ajo ka tërhequr fëmijën e saj dhe është distancuar nga rruga, duke shpëtuar mrekullisht pa asnjë lëndim serioz.
Në një prononcim të dhënë për mediat vendase e reja tregon se ishte instikti prindëror ai që e shmangu tragjedinë. Ndërsa shton se duke mos pasur kohë për të vepruar gjëja e parë që i ka shkuar në mendje, kur ka dëgjuar zhurmën e makinës që udhëtonte me shpejtësi, ka qenë që të tërhiqte fëmijën e saj nga rruga.
“Dëgjova pedalin e gazit që po shtypej dhe gjëja e parë që mendova ishte të kapja fëmijën tim dhe të vrapoja. Nuk pata kohë të ngrija kokën për të parë makinën. Vetëm nga zhurma, pata kohë të veproja dhe ta shpëtoja fëmijën tim", tha ajo për protothema.gr.
Përshkrimi i saj është tronditës pasi brenda pak sekondash iu bë thirrje të merrte një vendim që do t'i ndryshonte jetën.
"Mendoj se çdo prind do ta bënte këtë. Nuk pata kohë të mendoja, duhej të veproja shpejt. Ndjenja e mbijetesës filloi në atë moment", shtoi ajo.
