Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro”, kryeministri "tallet" në Kuvend me Berishën dhe opozitarët: Unë kam pasionin që shoh të gjitha kurthet

Shkruar nga Newsbomb
“Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u ndal edhe te etiketimi i përdorur nga opozita ndaj tij, duke ironizuar nofkën “Ramaduro”.

Rama ka theksuar se sa herë me thoni Ramaduro, aq më shumë e dëgjoj Rama duro, duke u shprehur se më shtoni durimin.

Ai ironizoi gjithashtu akuzat e opozitës lidhur më çështjen e palestinezëve, duke u shprehur se ishte pretenduar se vendi ynë do të “pushtohej” nga 2 milionë palestinezë.

“Unë kam pasionin e atij që sheh që të gjitha kurthet në pyll. Sa më shumë më thoni Ramaduro, aq më shumë e dëgjoj Rama duro, më shtoni durimin. Më ka ardhur radhë kaq herë sa ata 5 mijë veta që vinin, janë bërë tani si paratë e vjetra. Ju ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinezët se bashkë me 1 miliardë do shkoja unë atje.

Mendoni se ju se Amerika paguhet. Një kokë e madhe nga radhët tuaja e tha 2 milionë palestinezë do vinin. Çojani SPAK-ut dhe kërkoni urgjent. Latif magjistrin ku e keni? Denoncimet t’ja çojmë kongresmenit. Mos e lini pas dore atë punën e nënave. Sikurse ju kanë dalë të tjera fjalët, do ju dalë dhe fjala për nënat," u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese