Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mblidheni tek Kryeministria, si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme”, Rama ironizon keq deklaratat e opozitës: Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane

Shkruar nga Newsbomb
“Mblidheni tek Kryeministria, si qindra Romeo të dëshpëruar
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, ka ironizuar opozitën, për të cilët tha se festuan rënien e Maduros në Venezuelë, teksa sipas tij, u thanë shqiptarëve se kjo ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria.

Rama më tej ironizoi demokratët, teksa tha se mblidhen tek Kryeministria, si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme.

Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qëndrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme”, deklaroi Rama.

Ndërsa më pas, kryeministri me nota sarkazme, tha se do t’i dorëzohet ushtrisë amerikane, të cilët do ta marrin me makinë dhe do ta çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të firmosë Bordin e Paqes për Palestinën.

Sot do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj kurrë ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës tuaj se do të dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do më marrin me makinë e do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të jem pjesë e Bordit të Paqes”, tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese