Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Kretën e Greqisë, ku një shtetas nga Maqedonia e Veriut ka vrarë në mënyrë makabër dyshohet të dashurën e tij njëherazi dhe pronaren e shtëpisë ku ai jetonte me qira.
Pavarësisht tentativave për të fshehur ngjarjen e rëndë e cila ka ndodhur pasditen e 30 majit, hetimet dhe marrja në pyetje e të pandehurit zbardhi krimin makabër: 45-vjeçarja greke është vrarë pasi fillimisht u godit me shishe birre në kokë, mirëpo kjo nuk i marrë jetën menjëherë. Kur ka vënë re se ajo ishte e vetëdijshme dhe zemra e saj pulsonte pavarësisht plagëve të marra, 43-vjeçari nga Shkupi i është afruar duke e goditur dy herë me thikë në zemër. Pastaj i ka dhënë goditjen fatale me dru pas koke.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve, i riu ka folur mbi krimin e ndodhur derisa “u dorëzua” para hetuesve duke nxjerrë në pah të vërtetën e hidhur, raporton protothema. gr
Sipas tij, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 maj afro orës 16:20, ku në shtëpinë ku ai jetonte me qira, mbërriti viktima e identifikuar si Stavroula e cila ishte njëkohësisht pronarja e shtëpisë si dhe ish-i i të riut nga Maqedonia e Veriut, pasi raportohet se dyshja kanë pasur një romancë së bashku.
Pasditen e 30 majit, Stavroula mbërrit në shtëpinë e tij duke kontrolluar shtëpinë, gjendjen e pajisjeve elektroshtëpiake si dhe mykun/ lagështirën e vendit, sipas dëshmisë së 43-vjeçarit. Sjellja e saj i ka shkaktuar irritim te 43-vjeçari, i cili në atë çast humbi toruan, mori shishen e birrës e të cilën kishte qerasur pronaren e shtëpisë, dhe e goditi fort pas koke.
Mirëpo goditja nuk rezultoi fatale. Edhe pse goditja ishte e fortë dhe shumë pranë trurit, Stavroula ishte akoma e vetëdijshme. Papritmas ajo u dëgjua duke thirrur për ndihmë. Reagimi i saj bëri që i riu nga Maqedonia e Veriut ta godiste atë dy herë me thikë kuzhine shumë pranë zemrës, por as këtë herë nuk ia arriti ta vriste në vend.
Për rrjedhojë 43-vjeçari ka marrë një dru nga oxhaku duke e qëlluar sërish fort ish-të dashurën e tij, e cila në atë moment dha frymën e fundit.
Për të fshehur krimin e rëndë, 43-vjeçari tentoi ta inskenonte ngjarjen si grabitje. Ai doli të merrte disa para nga bankomanti me kartën e viktimës, të cilat i pranë nëpër shtëpi, duke e kamufluar rastin si vjedhje.
Mirëpo hetimet e shtrira në një periudhë gati një mujore zbuluan se i riu nga Maqedonia e Veriut kishte pasur gisht në këtë vrasje që tronditi vendin.
Po ashtu, ai njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, pasi ka pohuar para hetuesve se ditën kur i mori jetën 45-vjeçares ai ka konsumuar një cigare hashash, për të cilën pretendoi se u bë arsyeja që e nxiti për të kryer vrasjen.
"Unë besoj se për shkak se jam një përdorues i herëpashershëm i kanabisit dhe atë ditë kisha pirë një cigare, kjo është arsyeja pse ndodhi gjithçka." "Nuk kisha menduar kurrë të bëja diçka të keqe", është shprehur ai.
Më tej, ai ka pretenduar se ishte në një romancë me viktimën, e cila sipas tij shpesh herë e paralajmëronte se do i tregonte gruas së tij për marrëdhënien e tyre, madje për ta përshkruar ngjarjen si përdhunim. Sipas tij kjo ka qenë dhe arsyeja që e çoi atë në vrasjen e 45-vjeçares.
Nga ana tjetër, zëdhënësja për shtyp e Policisë Greke, Constantia Dimoglidou ka theksuar se nga hetimet e deritanishme nuk ekziston mundësia që autori dhe viktima të kenë qenë në një romancë së bashku.
Sakaq, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm, pritet të dalin detaje të reja.
