Një reagim i vonuar, por që u fshi pothuajse sa hap e mbyll sytë, ka ardhur së fundmi nga reperi Noizy lidhur me zhurmën dhe protestat për Zvërnecin.
Mesa duket, insistimi i vazhdueshëm i fansave dhe qytetarëve për të marrë një qëndrim nga ana e tij e ka irrituar reperin, i cili më në fund vendosi të shprehë mendimin e vet, duke deklaruar se është pro investimit.
Deri këtu, gjithçka mund të konsiderohet normale. Megjithatë, fjalori i përdorur nga një artist me ndikim kaq të madh dhe me një bazë të gjerë ndjekësish, lë shumë për të dëshiruar. Madje, po të mos ishte kapur me screenshot nga Anabel, dikush mund të mendonte se postimi ishte krijuar me ChatGPT.
"Na keni ruj lesht..Kush do ndryshim dilmi protest mo na boni si moralista si shumë se na keni ca K****. Nuk o tu e shit njeri Shqipërin rrini të qet...Unë njoh shumë polak e rus e grek e gjerman e austriak që kanë ble toka shtëpia e prona në Durrës, e ca don me thon kjo? Tashmë e dini që ka protest, dilni aty dhe mbylleni bucën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend dilni në protest. Unë nuk i besoj përallat që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë e as skam me dal. Madje unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë”, thuhet se ka shkruar Noizy në reagimin e tij.
