Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do të pasojë deputetin e PS-së dhe i arsimuar në Itali, ëmrohet drejtuesi i ri Drejtorisë së Përgjithshme së Arkivave (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Do të pasojë deputetin e PS-së dhe i arsimuar në Itali,
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është bërë me drejtues të ri. Mësohet se këtë të enjte, Auron Rrokaj marrë drejtimin e këtij institucioni, i cili është përgjegjës për administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit, pozicion që prej kohësh mbahej nga drejtues të komanduar.

Rrokaj ka disa vite në funksione drejtuese dhe inspektuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, teksa ka kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e politikave për ruajtjen e dokumentacionit arkivor.

Ai është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe i specializuar pranë Universitetit për të Huajt në Peruxha, Rrokaj ka një karrierë të pasur në administratën publike, diplomaci, arsim dhe shoqërinë civile.

Lajmin për emërin e tij, e ka dhënë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ku i ka uruar suksese drejtuesit të ri.

Kujtjmë që Rookaj në këtë pozicioni do të pasojë Ardit Bido, i cili është zgjedhur deputet i PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Postimi i plotë:

Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

Auron Rrokaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

Me një përvojë 12-vjeçare në sistemin arkivor shqiptar, ai ka ushtruar detyra drejtuese dhe inspektuese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, duke kontribuar në administrimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit.

I diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe i specializuar pranë Universitetit për të Huajt në Peruxha, Rrokaj ka një karrierë të pasur në administratën publike, diplomaci, arsim dhe shoqërinë civile.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i uron suksese në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm institucional.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese