Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Raste pafund, por mungon efikasiteti në portë! Shqipëria i mbyll me humbje miqësoret e qershorit, mposhtet edhe nga Luksemburgu

Shkruar nga Newsbomb
Raste pafund, por mungon efikasiteti në portë! Shqipëria i mbyll
Kombëtarja shqiptare

Shqipëria është mposhtur në miqësoren e dytë, këtë herë përballë Luksemburgut. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Air Albania" përfundoi në shifrat 0-1 në favor të miqve.

Përtej përpjekjeve të shumta nga skuadra, lojtarët nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë, duke u "neutralizuar" nga portieri Pereira. Miqtë u mjaftuan me golin e Sinanit i cili shënoi që në pjesën e parë në të 8-tën minutë, i cili vulosi edhe fatin e kësaj përballje.

Me këtë rezultat, Kombëtarja e mbyll me humbje muajin qershor, pasi fillimisht pësuan disfatë në sfidën e parë përballë Izraelit, e zhvilluar po në këtë stadium. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese