Foto ilustruese
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kukës, prej ku mësohet se kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.
Raportohet se rreth orës 13:30 në rrugën “Dituria” të qytetit, shtetësja e identifikuar me inicialet V.D, gjatë kohës që ka qenë duke drejuar automjetin ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur më murin e një subjekti.
Prej aksidentit janë dëmtuar fatmirësisht lehtë, dy pasagjerët, fëmijët e drejtueses së mjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll
