Hapësire reklamuese

Aktualitet

Investigimi i Enrik Mehmetit që la gjurmë në gazetarinë shqiptare, si kronika e tij frymëzoi fenomenin "Baftjari" të Bes Kallakut dhe Ylli Bakës

Shkruar nga Newsbomb
Investigimi i Enrik Mehmetit që la gjurmë në gazetarinë

Ndarja tragjike nga jeta e gazetarit Enrik Mehmeti, në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor, ka rikthyer në kujtesën e publikut disa nga investigimet që lanë gjurmë në gazetarinë shqiptare. Mes tyre spikat edhe kronika e vitit 2017 që zbuloi skandalin e vlerësimit të dëmeve pas përmbytjeve të lumit Vjosë, një investigim që më vonë do të kthehej në një fenomen viral dhe do të frymëzonte edhe këngën humoristike "Baftjari" të Bes Kallakut dhe Ylli Bakës.

Ngjarja daton në 1 shkurt 2017 pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, kur qindra banesa, biznese dhe mijëra hektarë tokë bujqësore u përfshinë nga uji. Ndërsa institucionet kishin nisur procesin e vlerësimit të dëmeve, Mehmeti dokumentoi denoncimin e një banoreje të fshatit Fitore, e cila pretendonte se vlerësuesit po vepronin me selektime dhe se ndodheshin në gjendje të dehur.

Së bashku me operatorin Enri Banaj, gazetari hyri në banesën ku ndodheshin vlerësuesit. Kamerat i filmuan me shishe birre në duar, ndërsa gjatë ballafaqimit Mehmeti u drejtoi pyetjen që do të mbetej gjatë në kujtesën e publikut: "Jeni të dehur?" Përgjigjja e njërit prej vlerësuesve ishte aq e pazakontë, sa u kthye menjëherë në një nga momentet më virale të asaj kohe: "Nuk e kuptoj pse e bën këtë pyetje në këtë moment. Ti, në qoftë se ke ndonjë... ça i thonë atyre... që të bësh kolaudimin e dehjes sonë, mund ta bësh".

Pikërisht përdorimi i fjalës "kolaudim" në atë kontekst u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat shqiptare, duke u shndërruar në një fenomen që më vonë u soll në version humoristik përmes këngës "Baftjari" nga Bes Kallaku dhe Ylli Baka. Por, përtej episodit që u kthye në batutë, investigimi i transmetuar nga News24 pati pasoja konkrete. Pas publikimit të pamjeve, Ministria e Bujqësisë shkarkoi menjëherë vlerësuesit e përfshirë në skandal. Për rastin reagoi ministri i atëhershëm Edmond Panariti, ndërsa më pas edhe kryeministri Edi Rama, duke e kthyer ngjarjen në një nga skandalet më të diskutuara të asaj periudhe dhe në një prej investigimeve më të njohura të karrierës së Enrik Mehmetit.

VIDEO: CREDITS News24

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese