Hapësire reklamuese

Aktualitet

Muzika tej normave të lejuara, Policia e Lezhës nis kontrollet akustike në Shëngjin

Shkruar nga Newsbomb
Muzika tej normave të lejuara, Policia e Lezhës nis kontrollet
 

Kanë nisur kontrollet e rrepta në zonën bregdetare të Shëngjinit në kuadër të garantimit të sigurisë publike dhe qetësisë gjatë sezonit turistik veror nga strukturat të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhe në bashkëpunim me Komisariatin lokal.

Fokusi i këtij bashkëpunimi është respektimi i normave të lejuara të zhurmës dhe ndotjes akustike. Për të shmangur abuzimet apo vlerësimet subjektive, efektivët po përdorin pajisje të posaçme të matjes akustike.

Një tjetër komponent i rëndësishëm krahas kontrollit të volumit të zërit është edhe respektimi i fashave të orarit të muzikës në baret dhe klubet e natës që operojnë në afërsi të zonave të banuara apo hoteleve.

Paralelisht me monitorimin e nivelit të zhurmave, është kontrolluar edhe respektimi i orarit të lejuar për zhvillimin e aktiviteteve muzikore në ambiente të hapura, në zona ose qendra të banuara, nga ora 11:00 deri në orën 24:00.”, njofton policia.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë të Shtetit janë kryer një sërë kontrollesh në ambiente dhe subjekte me qëllim respektimin e përcaktuar nga Ligji ‘Për administrimin e zhurmës në mjedis’. Deri më tani gjatë kësaj faze monitorimi nuk është vendosur asnjë masë administrative apo gjobë ndaj bizneseve të zonës.

Ky plan monitorimi do të kryhet përgjatë muajve të verës, për t'u garantuar pushuesve vendas edhe të huaj, si edhe banorëve të Shëngjinit një mjedis të qetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese