Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ E frikshme në parkun e lodrave te Liqeni Artificial, gjarpri shfaqet në zonën ku luajnë fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ E frikshme në parkun e lodrave te Liqeni Artificial, gjarpri shfaqet
Foto nga gjarpri

Një gjarpër është shfaqur këtë të diel pranë Liqenit Artificial të Tiranës, duke lëvizur në afërsi të zonës ku luajnë çdo ditë qindra fëmijë.

Prania e gjarprit ka shkaktuar shqetësim te qytetarët që ndodheshin në park, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zvarranik helmues apo jo.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kameramani Besfort Kryeziu, i cili ka filmuar momentin kur gjarpri lëviz përgjatë shëtitores.

Në postim ai ka shprehur shqetësim për sigurinë e qytetarëve, duke u bërë thirrje institucioneve përkatëse të monitorojnë dhe kontrollojnë zonën.

“Ky gjarpër po lëvizte aty ku luajnë qindra fëmijë. Sot, te Liqeni Artificial i Tiranës, shumë pranë zonës ku luajnë fëmijët, hasa këtë gjarpër. E filmova që ta shihni edhe ju. Nuk mund të them nëse është helmues apo jo, por mendoj se kjo zonë duhet të kontrollohet nga autoritetet për të garantuar sigurinë e familjeve dhe fëmijëve. Shpresoj që Bashkia e Tiranës të marrë masat e nevojshme dhe të monitorojë zonën”, shkruan ai në postim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese