Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitall, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitall,
Foto nga autobusi

Një autobus i linjës Durrës-Spitall është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, teksa ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik në motorin e autobusit.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese