Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Krutje-Pushimi i Shoferit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal kullues me ujë.
Në automjet udhëtonin babë e bir, të cilët janë shpëtuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve të zonës. Ata kanë hyrë në kanal dhe kanë thyer xhamin e mjetit për të nxjerrë dy të bllokuarit.
Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse dhe dy ambulancave, të dëmtuarit ishin nxjerrë nga automjeti dhe u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
