Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SKANDAL në Policinë e Korçës! Si u lanë në mëshirë të fatit 6 efektivët që shkuan për të arrestuar kriminelin e rrezikshëm, pa antiplumb dhe pa Forcat Speciale (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDAL në Policinë e Korçës! Si u lanë në
Violand Braçellari dhe pamje nga stani ku fshihej

Detaje të reja dhe tronditëse po dalin në dritë nga operacioni i përgjakshëm i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Lozhanit, Maliq, ku humbi jetën efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër punonjës policie mbeti i plagosur.

Teksa vendi vijon të jetë i tronditur nga vrasja e efektivit në krye të detyrës, burime pranë hetimit hedhin hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si u planifikua dhe u ekzekutua operacioni për arrestimin e kriminelit, Violand Braçellari, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe që prej vitesh kishte arritur t’u shpëtonte aksioneve të policisë.

Sipas informacioneve të siguruara, vetëm një ditë para operacionit, Braçellari ishte parë duke lëvizur lirshëm në fshatin Lozhan. Pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Korçës organizuan ndërhyrjen për kapjen e tij në stanin ku dhe po qëndronte bashkë me nënën e tij.

Mirëpo, ndonëse bëhej fjalë për një person të dënuar me 10 vite burg për trafik narkotikësh dhe që kishte shmangur jo një, por katër operacione të mëparshme të forcave speciale RENEA, drejtuesit e Policisë së Korçës mesa duket shpërfillën këto fakte dhe nuk vlerësuan siç duhej nivelin e rrezikshmërisë.

*Stani ku fshihej autori

Në vend të një operacioni të mbështetur nga forcat speciale dhe me masa të shumta sigurie, në terren u dërguan vetëm gjashtë efektivë të forcës “Shqiponja”, të cilët sipas burimeve nuk ishin të pajisur me t gjitha mjetet mbrojtëse të nevojshme, madje as me jelekë antiplumb.

Ngjarja ndodhi mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit të sotëm. Efektivët mbërritën në stanin ku dyshohej se fshihej Braçellari dhe nisën procedurat për arrestimin e tij. Mirëpo, operacioni mori një kthesë fatale në vetëm pak minuta dhe përfundoi me vdekjen e Enea Mekollit dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri, i cili për fatin e keq ndodhet në Spitalin e Traumës në luftë për jetën pasi gjendja e tij është e rëndë.

Më herët drejt Korçës u nis dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita i cili në një deklarata të për mediat tha se kanë nisur të gjitha hetimet dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë, që teksa këto hetime po vijojnë, një sërë pyetjesh janë ngritur në rrjet të cilat kërkojnë përgjigje nga instancat përkatëse: A u nënvlerësua rreziku? A ishte planifikuar siç duhet operacioni për kapjen e tij? Dhe mbi të gjitha, a u la Enea Mekolli me pesë kolegët e tij në “mëshirë të fatit”, pa masat e nevojshme për t’u përballur me një person të armatosur dhe me një “CV” të gjatë përlasjesh me policinë?

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese