Policia e Tiranës ka proceduar 27 persona, të dyshuar për përfshirje në tubimin e zhvilluar në ditën e 19-të në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas dyshohet se kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike, duke orientuar pjesëmarrësit e tubimit të lëviznin në disa akse të Tiranës, përtej orarit dhe perimetrit të miratuar e të njoftuar më herët nga organizatorët.
Në kuadër të veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe një automjet, në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Konkretisht, janë proceduar shtetasit:
G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç.
Këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.
Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit.
