Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate janë arrestuar në Miami të Floridës, ShBA. Arrestimi u krye nga Shërbimi i Marshallëve të Shteteve të Bashkuara. Sipas raportimeve të deritanishme autoritetet amerikane vepruan pas një kërkese për ekstradim nga mbretëria e bashkuar, ndërsa qeveria britanike ka njoftuar se do të kërkojë zyrtarisht transferimin e tyre.
Prokuroria e Kurorës në Britani (CPS) ka ngritur akuza të rënda penale për vëllezërit Tate që dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2010–2017.
Andrew Tate përballet me shtatë akuza për përdhunim, tri për trafikim seksual, tri për sulm, si dhe 19 akuza shtesë për imazhe të pahijshme të fëmijëve dhe pornografi ekstreme. Ndërsa i vëllai Tristan Tate, përballet me akuza për sulm seksual, përdhunim dhe trafikim.
Të dy vëllezërit kanë mohuar akuzat në mënyrë të vazhdueshme. Tashmë pritet që ata do të nisin një një betejë ligjore në gjykatat e Floridës. Seanca e parë gjyqësore pritet të zhvillohet në ditët në vijim për të shqyrtuar procedurat e ekstradimit të tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar. Këto akuza në ShBA dhe Britani vijnë paralelisht me proceset e tyre të mëparshme ligjore për trafikim njerëzor që ata kanë pasur të hapura në Rumani.
???? EXCLUSIVE: Andrew and Tristan Tate have been arrested in Miami ... just before Andrew was set to cohost a bareknuckle boxing event. pic.twitter.com/TwE7UAPLnm
— TMZ (@TMZ) July 18, 2026
