Hapësire reklamuese

Bota

Kartelet bëjnë “kërdinë” në Meksikë, gjenden 10 trupa të pajetë mes tyre një ish-kryebashiak, 5 ishin varur në urë

Shkruar nga Newsbomb
Kartelet bëjnë “kërdinë” në Meksikë,
Autoritetetet meksikane

Autoritetet meksikane kanë gjetur dhjetë trupa të pajetë në shtetin qendror të Zacatecas. Trupat u zbuluan në tre lokacione të ndryshme, ndërsa mes viktimave është konfirmuar se është edhe një ish-kryebashkiak i qytetit Sombrerete dhe biznesmeni i njohur,  Ignacio Castrejón Valdez. Trupi i të cilit u gjet i ndarë nga të tjerët përgjatë një autostrade.

Sipas raportimeve të mediave të huaja kufomat u zbuluan në komunat Pánuco, Morelos dhe Sain Alto. Pesë prej viktimave u gjetën të varura në një urë, ata kishin sy të lidhur dhe u ishin vendosur mesazhe nga krimi i organizuar, ndërsa 4 të tjerë u braktisën pranë një spitali.

Motivi kryesor i dyshuar është fakti që rajoni ka kontrolle të ashpra mes karteleve kartelit Sinaloa dhe kartelit Jalisco New Generation (CJNG) për rrugët strategjike të trafikut të drogës drejt SHBA-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese