Termeti
Një tërmet me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter goditi të premten brigjet e Paqësorit në jug të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të Puerto Madero, pranë kufirit me Guatemalën, në shtetin Chiapas.
Pas lëkundjeve të forta, autoritetet kanë lëshuar alarm për cunami, pasi valë të rrezikshme detare pritet të godasin brigjet e zonës.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
Sondazh
Poll
