Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, prej më shumë se një ore janë në takim së bashku me delegacionet e tyre ndërsa të gjithë janë me sytë hapur se çfarë do arrihet nga ky takim.
Të gjithë shpresojnë se do arrihet një marrëveshje dhe do të arrihet një armëpushim apo paqe e përhershme mes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo çka jep pak shpresë është deklarata e Donald Trump pak ditë më parë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se do ta kuptojë në 2 minutat e para të takimit nëse do të arrihet marrëveshje.
Por fakti që Trump dhe Putin vijojnë diskutimet prej më shumë se një ore, japin shpresë. Kjo do të thotë se s'ka shenja negative.
E gjithë bota është me sytë nga Alaska, vend ku po mbahet takimi mes dy liderëve botërorë. Ukraina është vendi i parë që pret me padurim se kush do jenë rezultatet dhe nëse do të arrihet marrëveshje në këtë takim.
Deri tani nuk ka detaje pasi Trump dhe Putin janë të 'izoluar'. Para takimit, Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të ndalte vrasjen e civilëve në Ukrainë. Megjithanë, mbetet për tu parë nëse takimi i shumëpritur do të ketë rezultat pozitiv.
Donald Trump është i shoqëruar në takim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari Steve Witkoff. Nga pala ruse marrin pjesë ministri i jashtëm, Sergei Lavrov dhe zyrtari Yuri Ushakov./Newsbomb.al/
