Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të
Papa Leoni XIV

Papa Leoni XIV gjatë lutjes së Angelus-it në Vatikan ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe dhe ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme.

Ati i Shenjtë u ndal veçanërisht tek përshkallëzimi i dhunës në Iran, Izrael dhe territoret palestineze, duke vënë theksin te vuajtja e popullatës civile, në veçanti në Rripin e Gazës.

Papa theksoi nevojën urgjente për ndihmë humanitare. Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të tregojnë përgjegjësi dhe arsyetim.

“Njerëzimi sot më shumë se kurrë kërkon paqe. Kjo “klithmë” nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve apo nga retorika që nxit konfliktin”, tha Papa.

Gjithashtu theksoi se “lufta nuk zgjidh problemet, përkundrazi i përkeqëson ato dhe lë plagë të thella në historinë e popujve, plagë që kërkojnë breza të tërë për t’u shëruar”.

Papa Leon XIV përfundoi me një apel të fuqishëm: “Qoftë diplomacia ajo që i hesht armët!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese