Katari ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror në hapësirën ajrore të vendit pas sinjaleve për një rrezik të pranishëm për Qendrën e Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në Al-Udaid, Katar.
Ministria e Jashtme vendase në një postim të publikuar në rrjete sociale, lajmëron se pezullimi i trafikut ajror është një masë e shtuar referuar zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Autoritetet kompetente njoftojnë pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror në hapësirën ajrore të vendit, si pjesë e një sërë masash paraprake të marra bazuar në zhvillimet në rajon”, tha ministria e Jashtme.
Al-Udaid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, ku ndodhet selia e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) për të gjitha operacionet e tij ajrore në Lindjen e Mesme, ku shërben edhe personeli ushtarak britanik me rotacion.
Kërcënimi mendohet se vjen nga Irani dhe se baza ajrore e Katarit ndodhet në gadishmëri të plotë.
