Paul Quinn, një abuzues seksual 52 vjeçar i skeduar nga autoritetet britanike, është dënuar me 24 vjet burg nga Gjykata e Kurorës në Mançester për një përdhunim në vitin 2003; një krim për të cilin atëkohë Andrew Malkinson u burgos padrejtësisht.
Andrew Malkinson kaloi 17 vjet në burg për këtë vepër penale përpara se dënimi i tij të rrëzohej në vitin 2023, pas provave të ADN-së që vërtetuan pafajësinë e tij.
Anëtarët e jurisë në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit arritën të zbulonin ADN e agresorit Paul Quinn, e cila u gjet më vonë në jelekun e gruas dhe ai kishte kërkuar në internet për të parë se sa gjatë i mbante policia mostrat.
Ai e sulmoi nënën e re ndërsa ajo po ecte për në shtëpi në orët e para të mëngjesit më 19 korrik 2003, e rrahu brutalisht dhe nofulla e saj u thye përpara binte pa ndjenja dhe të përdhunohej nga Paul Quinn.
Andrew Malkinson i cili kaloi 17 vite në qeli gabimisht, në vitin 2003 kur ndodhi sulmi punonte si roje sigurie në një qendër tregtare lokale, dhe u përzgjodh gabimisht nga viktima e sulmit si personi që e kishte sulmuar dhe përdhunuar, teksa policia i tregoi disa fotografi.
Ai protestoi duke pretenduar pafajësinë e tij, por u burgos në vitin 2004, sepse gruaja e përdhunuar u shpreh atëkohë se ajo ishte "100% e sigurt" se roja i qendrës tregtare Andrew Malkinson ishte agresori.
Malkinson dështoi në disa apelime kundër dënimit të tij në vitet 2012 dhe 2020. Ai u lirua vetëm në vitin 2020 pas 17 vitesh në burg, me dënimin e tij që u rrëzua përfundimisht nga Gjykata e Apelit në vitin 2023.
